Kandidati Qëndrim Kryeziu prezanton programin: Fokus te pagat, bizneset dhe mërgimtarët

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka publikuar një mesazh të fuqishëm drejtuar qytetarëve, duke theksuar se hyrja e tij në politikë nuk ka të bëjë me përfitime personale, por me përmirësimin e mirëqenies sociale në vend.

“Nuk po hy të bëhem milioner, sepse të gjithë e dini se milioner kam lindur”, shprehet ai, duke bërë dallimin nga ata që pushtetin e shohin si mundësi pasurimi.

Kryeziu thekson se kandidimi i tij bazohet në disa objektiva konkrete që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve:

  • Rritja dhe rregullimi i pagave për të gjithë qytetarët.
  • Lehtësimi i operimit të bizneseve, me ligje të qarta dhe të drejta.
  • Paga e 13-të për punëtorët e sektorit privat, si një formë motivimi dhe vlerësimi.
  • Rregullimi i legjislacionit për mërgimtarët, në mënyrë që ata të blejnë banesa pa kushte të panevojshme, pa procedura të kota dhe pa u shantazhuar për kursimet e tyre.
  • Lirimi i rrymës pa asnjë kusht, duke synuar lehtësimin e barrës financiare për familjet.
  • Rinegocimi i marrëveshjes me Contour Global, me qëllim sigurimin e furnizimit stabil me energji dhe përfitimin e shtetit.
  • Sigurime shëndetësore funksionale, që qytetarët të marrin shërbime cilësore.
  • Kontrolli dhe ulja e çmimeve të shportës familjare, për të mundësuar ushqim më të shëndetshëm dhe të përballueshëm për çdo familje.
  • Ulja e kostos së shportës ushqimore, si formë ndihme direkte për popullin.

Mesazhi i tij ka nxitur reagime dhe diskutime në opinion, ndërsa Kryeziu premton se do të fokusohet në çështje që prekën drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe mërgatës.

Në prag të fushatës, ai thotë se vizioni i tij është i qartë: “Jam futur në këtë garë për t’i shërbyer popullit, jo vetes.”

Ndryshe Qëndrim Kryeziu garon me numrin 103 në listën e PDK-së.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button