
Një aksion të madh të Njësisë Kundër Trafikimit me Narkotikë, i zhvilluar mbrëmë në Ferizaj, ku janë arrestuar katër persona dhe janë sekuestruar 4 kilogramë kokainë.
Sipas informatave fillestare, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga antidroga, në pranga kanë rënë dy shtetas të Shqipërisë dhe dy shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve të fortë.
Burimet bëjnë të ditur se gjatë aksionit janë kryer bastisje në disa lokacione, ku përveç sasisë së konsiderueshme të kokainës, janë sekuestruar edhe:
para të gatshme,
telefona mobil,
vetura,
Gjithashtu dhe prova të tjera materiale që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pritet që me urdhër të Prokurorit të Shtetit të ndërmerren masa të mëtejme procedurale.
Hetimet janë në zhvillim dhe nuk përjashtohet mundësia që aksioni të zgjerohet edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.



