Kapet me armë në veturë në Grabovc, pasagjerit i gjendet pistoleta në brez

Një rast i mbajtjes së paautorizuar të armës është zbuluar mbrëmë në fshatin Grabovc të Obiliqit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, kur njësia policore ka ndalur një veturë, gjatë një kontrolli rutinë në pikëkontrollin e zonës.

Sipas burimeve të TandemPress te pasagjeri i veturës, I.S i është gjetur një revole e vendosur në brez, së bashku me një karikator 9mm dhe 13 fishekë kalibrit 9×19.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Obiliq, ku është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa arma, karikatori dhe fishekët janë sekuestruar si prova materiali nga hetuesia

Artikuj të tjerë

Back to top button