Kapet një kg drogë marihuanë në një vilë të Brezovicës, aksioni pritet të zgjerohet dhe më tej, arrestohet një person

Një aksion i Policisë së Kosovës me daten 19 gusht u zhvillua në një vilë të Brezovicës, ku fillimisht policia ishte njoftuar se bëhet fjalë për një vilë të pabanuar ky dyshohet se gjenden substanca narkotike.

Pas arritjes në vendin e ngjarjes Policia has të dyshuarin 28 vjeçar N.B brenda vilës ku më pas arrestohet.

Në rast u angazhua edhe DHTN-ja në Ferizaj. Pas përfundimit të kontrolleve, sasia totale e sekuestruar e substancës së dyshuar marihuanë rezultoi 1 kilogram e 63 gramë.

Policia sekuestroi gjithashtu dy peshore digjitale, një çantë krahu, një thikë metalike dhe një telefon Samsung A30.

Me autorizim të Prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, N.B është intervistuar dhe më pas ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Rasti po hetohet nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Artikuj të tjerë

Back to top button