
Një zjarr ka përfshirë më 7 tetor një plantacion me mollë në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 5 hektarësh të mbjellë me mollë, ndërsa pronari dhe disa banorë kanë intervenuar fillimisht vetë, deri në mbërritjen e zjarrfikësve.
Sipas pronarit janë dëmtuar rreth 10 mijë trupa molle, rreth 12-vjeçare, sistemi i ujitjes në rreth pesë hektarë, si dhe sistemi kundër breshrit në një sipërfaqe prej rreth dy hektarësh.
Ndërsa dëmi vlerësohet te kete shkuar rreth 175-200 mijë euro
Deri tani nuk dihet arsyja e shpërthimit të zjarrit, ndërkaq hetimet për rastin po vazhdojnë.


