Ballina

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Prishtinë

Katër raste të dhunës në familje janë paraqitur gjatë 24 orëve në Prishtinë, ndërsa Policia ka arrestuar në katër raste të ndara meshkuj të dyshimtë, njëri prej tyre ndodhet në arrati.

Në këto raste të gjitha viktimat ishin femra.

    Prishtinë / 06.02.2025 – 13:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë / 05.02.2025 – 17:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Prishtinë / 06.02.2025 – 20:51. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

    Prishtinë / 06.02.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button