Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës

Në Malishevë, më 05.01.202, është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Në njoftim thuhet se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në një rast tjetër në Malishevë, Policia ka njoftuar se një qytetar ka raportuar se djali i tij i ka shkaktuar dhunë psikike. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.

Ndërsa në Gjilan, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij dhe më pas ka kanosur vëllain e tij, i cili ka ndërhyrë.

Në njoftim thuhet se, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje

Artikuj të ngjashëm

Back to top button