Buqeta me lule pranë skulpturës së Faik Rexhepit, i ndarë nga jeta dje

Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencës kundër Sllobodan Millosheviqit ka vdekur dje në Prishtinë.
Por, në qendër të Prishtinës aty ku është vendosur skulptura e tij është vendosur një buxhet me lule, raporton Ekonomia Online.
Për ndarjen nga jeta të Rexhepit presidentja Vjosa Osmani, si dhe përfaqësues të tjerë nga jeta publike dhe politike kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes Rexhepi.
Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-ës bashkë edhe me kolegët e tjerë kishin dalë që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan.
Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën.
Por, i vetmi që nuk luajti vendit ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës.
Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.
