Këmbësori goditet nga vetura në rrugën Mitrovicë–Zubin Potok, përfundon në spital

Një person është goditur nga vetura në mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, i cili bëri të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.
“Njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, tha ai.


