Ballina

Këta janë dy zyrtarët policorë nga Kaçaniku që nuk e përfillën urdhërarrestin për Rejhan Belën

Inspektorati policor ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në stacionin e policisë në Kaçanik, pasi që nuk kanë përfillur urdhërarrestin e lëshuar nga gjykata për Rejahn Belën, të akuzuarin për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Nga veprimet paraprake hetimore të ndërmarra dhe komunikimet zyrtare të pranuara, ekziston dyshimi i arsyeshëm se deri në këtë fazë të hetimit, dy zyrtarë policorë kanë dështuar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kanë treguar neglizhencë serioze në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit të dyshuar Rejhan Belës.

Sipas raportimeve nga mediat, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e Jaser Jahës, shef i Njësisë Operative dhe Jalldëze Krasniqi, mbikëqyrëse e Njësisë për Ndërlidhjen me Gjykata.

‘’Nga informacioni i dokumentuar dhe i siguruar nga IPK-ja ekziston dyshimi se një toger policor në pozitën e shefit të sektorit të operativës, ka pasur dijeni për urdhëresën për arrest, por dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprime konkrete operative për lokalizimin dhe kapjen e personit të kërkuar. Gjithashtu, bazuar në veprimet hetimore dyshohet se një rreshter policor i angazhuar në cilësinë e mbikëqyrësit në njësinë ndërlidhëse për gjykata, ka dështuar të raportojë me kohë dhe saktësi për urdhëresën për arrest si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj’’, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button