Këta janë të plagosurit në incidentin me armë në Podujevë

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën pak më parë në qendër të Podujevës.
Klan Kosova mëson se tre nga të plagosurit janë: F. Zejnullahu ( rreth 36 vjeç), A. Xhemajli, dhe A.Islami (25 vjeç).
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Klan Kosova se të gjithë të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po iu nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.



