BallinaZgjedhjet 2025

Abdixhiku reagon pasi Kurti vendosi për tokën e Manastirit: Ndërtimit të kauzave për ardhje në pushtet i thonë mashtrim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të kryeministrit Kurti për Manastirin e Deçanit.

Ai ka thënë se vendimet dhe opinionet e Kushtetueses janë të detyrueshme për zbatim dhe nuk mund të kontestohen, mirëpo ka shtuar se ndërtimi i kauzave të rrejshme për të ardhur në pushtet janë mashtrim.

“Vendimet dhe opinionet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per zbatim; ato nuk mund te kontestohen. Por ndertimit të kauzave te rrejshme me qellim ardhjen ne pushtet, i  thone mashtrim!”

Abdixhiku ka thënë se populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist. Ai ka shkruar se “ky mashtrim” dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar duke mbajtur peng fatin euroatlantik të Kosovës dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale.

“Fatkeqësisht, populli i Kosovës ka qenë subjekt i mashtrimit popullist, perdja e te cilit ra – edhe nje here – lehtesisht. Ky mashtrim dikur nxiste përplasje, përçarje e tension kombëtar, duke mbajtur peng jo vetëm fatin tonë euroatlantik por dhe duke treguar papërgjegjësi nacionale.”

Ai ka thënë se kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme.

“Kauzat e rrejshme mbesin gjithnjë të dëmshme. Siç është e dëmshme dhe kjo qeverisje pa rezultate, pa parime, përplot propagande e mashtrim! Heret apo vone, qytetaret do ta kuptojne se jane mashtruar ne cdo qendrim! Le te perpiqemi sa me heret para se te behet vone.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button