Kimmich: Isha shumë pranë transferimit te PSG-ja

Mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka konfirmuar se ishte shumë afër transferimit te Paris Saint-Germain gjatë vitit 2024.
Reprezentuesi gjerman pranoi se drejtuesit e klubit francez kishin bërë përpjekje serioze për ta bindur të transferohej në Paris.
“Luis Enrique dhe Luis Campos ma bënë shumë të qartë se më dëshironin me çdo kusht. PSG më ofroi një projekt të jashtëzakonshëm”, deklaroi Kimmich.
Megjithatë, mesfushori vendosi të qëndrojë në Mynih, duke theksuar se familja e tij ndihet e lumtur në Gjermani dhe se trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, luajti një rol vendimtar në këtë vendim.
“Familja ime është e lumtur në Mynih. Gjithashtu, Vincent Kompany pati një ndikim të madh në vendimin tim për të vazhduar te Bayern Munich”, shtoi ai.



