Kanosi ish të dashurën, arratiset nga policia i dyshuari nga Fushë Kosova

Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës së është kanosur nga ish i dashuri i saj. Sipas informacioneve, dyshohet se ai i kishte lënë viktimës një fishek arme, për të cilën kishte thënë se e ka për burrin e motrës së saj. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë me daten 18.01.2026.
“Siç njoftojnë organet kompetente i dyshuari gjendet në arrati e ndaj tij është iniciuar vepra penale “Kanosje” ndërsa rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftim.



