Komuna e Drenasit, tregon se rrugët e kësaj komune janë të vështira për qarkullim

Komuna e Drenasit ka njoftuar se pas reshjeve të borës gjatë natës së mbrëmshme, gjendja e rrugëve në territorin e komunës është e vështirë për qarkullim.

Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po punojnë intensivisht në pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkullimit në rrugët kryesore dhe dytësore.

Megjithatë, sipas njoftimit të Komunës, për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, në disa segmente rrugore qarkullimi mbetet i vështirësuar.

Komuna u ka bërë thirrje të gjithë vozitësve që të kenë pajisje dimërore obligative, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të shmangin daljet e panevojshme deri në stabilizimin e plotë të gjendjes në rrugë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button