Komuna e Prishtinës ka njoftuar se se mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës.

Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se më 27 nëntor 2025, Asambleja Komunale e Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti 2024.
Megjithatë, deri sot, më 02 dhjetor 2025, mjetet financiare ende nuk janë bartur nga Ministria e Financave në buxhetin e Komunës së Prishtinës.

Në momentin që mjetet alokohen në buxhetin e Komunës së Prishtinës, qytetarët do të informohen menjëherë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button