Konflikt për pronën në Suharekë: Përleshen babai me dy djemtë dhe një tjetër me xhaxhain, tre të ndaluar

Dy incidente të ndara, të dyshuara se lidhen me mosmarrëveshje pronësore, kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Reçan të Suharekës, duke kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.
Sipas informacioneve, në rastin e parë babai është përleshur me dy djemtë e tij, ndërsa në një incident tjetër njëri prej djemve është konfliktuar me xhaxhain e tij, gjithashtu për çështje pronësore.
Rastin e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Safet Hoxha, i cili bëri të ditur se tre persona janë ndaluar, ndërsa policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Sipas Hoxhës, gjatë konfliktit janë përdorur gota, si pasojë e të cilave disa persona kanë pësuar lëndime trupore.



