Lajme

Limaj e pret në takim ambasadorin e Italisë

Fatmir Limaj e ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha sot se me De Riun zhvilloi një bashkëbisedim të frytshëm mbi situatën aktuale në vend.

“Pata kënaqësinë të pres ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm mbi situatën aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin mes dy shteteve tona”, tha ai.

“Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës, si dhe për mundësitë e reja për forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button