Konstituimi i Kuvendit nuk po shihet në horizont: A do të ketë nevojë për një aktgjykim të tretë nga Kushtetuesja?

As pas aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese për tejkalimin e ngërçit politik VV-ja nuk po tregon vullnet politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Në tri përpjektë e fundit që janë bërë gjatë kësaj jave, partia e Albin Kurtit ka propozuar për kryetar të Kuvendit deputetë që ka qenë e sigurt se nuk votohen nga partitë “opozitare”. 

Këto të fundit, kanë insistuar në qëndrimet e tyre. PDK-ja dhe AAK-ja kanë bërë me dije se nuk votojnë për kryeparlamentar asnjë kandidat që ka qenë ministër në Qeverinë Kurti II.

Kurse, LDK-ja dhe Nisma kanë treguar se nuk votojnë asnjë kandidat për të parin e Kuvendit pa marrëveshje politike.

Duke u bazuar në këto qëndrime, po duket i vështir konstotuimi i Kuvendit edhe pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse partitë politike nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre, nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe një aktgjykim të tretë nga Kushtetuesja.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, ai ka thënë nëse VV-ja brenda 30 ditëve nuk e konstituon Kuvendit, partitë tjera mund të i drejtohen Kushtetueses me një kërkese të re.

“Nëse e lexojmë aktgjykimin e qershorit, por edhe të gushtit në tërësi, Gjykata Kushtetuese në njëfarë mënyre i mban moral partive politike, VV-së se cilat janë kompetencat, cilat janë përgjegjësitë e deputetëve e partive politike, cilat janë pritjet legjitime në një shoqëri demokratike do të thotë të këtyre partive politike ose atyre që kanë fuqinë politike më të madhe e që mund ta zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar ai, duke shtuar se të gjitha partitë duhet të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate.

“Kjo është që secili deputet, secila parti politike do të duhej të bënte maksimumin e saj për të ndërmarrë veprime për konstituimin e Kuvendit, për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë. Por, kur ka mungesë të theksuar të lidershipit, vullnetit politik për zhbllokim dhe krejt resurset, krejt mundësitë shkojnë drejt bllokadës, atëherë në njëfarë mënyre sjellin në një situatë, ku jam i sigurt që nëse VV-ja brenda 30 ditësh nuk e konstituon Kuvendin mund të dërgohet lëndë e re në Gjykatën Kushtetuese, ku Kushtetuesja nuk do të ketë mundësi tjetër përveç se të shpjegojë tanimë abuzimin me të drejtën”, është shprehur Miftaraj.

Një gjë të tillë nuk e ka përjashtuar as Lëvizja Vetëvendosje.

Në reagim e kësaj pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja, VV-ja ka vlerësuar se po synohet të nxjerrët edhe një aktgjykimi i ri.

Sipas saj, në aktgjykimin e dytë është përgatitur tereni për një aktgjykim të tretë.

“Në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë. Në bazë të “tezës” së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses. Si rrallë herë, Gjykata Kushtetuese nuk iu referua asnjë kushtetute evropiane dhe botërore, as nuk kërkoi mendime të gjykatave kushtetuese homologe për krahasueshmëri rastesh. Një rast pra si asnjë rast tjetër”, është thënë në reagimin e VV-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button