BallinaZgjedhjet 2025

Haradinaj propozon 12 tetorin për zgjedhjet lokale

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar 12 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në takim me presidenten Vjosa Osmani dhe subjektet tjera politike.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se shpreson që presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot, në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore.

Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button