LajmeZgjedhjet 2025
Plakolli: Do të ndërtojmë një Mitrovicë të shpresës, të sigurisë dhe të mundësive

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së ejte ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë të disa komuna të Kosovës.
Njëri prej tyre është edhe për komunën e Mitrovicës, për të parin e kësaj komuna nga LDK-ja është Gëzim Plakolli.
Plakolli përmes një postimi në facebook ka thënë që kjo kandidaturë është më shumë se një garë është një mision dhe një amanet brezash.
“Mitrovica meriton më shumë, mëmirë! Mitrovica kërkon punë, drejtësi dhe zhvillim. Së bashku me ju, me qytetarët tanë të ndershëm, me strukturat e palodhshme dhe me të gjithë ata që e duan këtë qytet, do të ndërtojmë një Mitrovicë të shpresës, të sigurisë dhe të mundësive”, ka shkruar Plakolli.