KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë nesër mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Mbledhja do të nisë në orën 11:00, ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare është pika kryesore e rendit të ditës.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 7 qershor 2026, ndërsa pas certifikimit të rezultateve përfundimtare do të hapen procedurat e mëtejshme për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës


