
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
“Nuk e pashë intervistën e Kurtit, se ka qenë një koncert më i vlefshëm se fjalët e tij. Ishte shfaqje e nervozizmit dhe frikës së Kurtit, dhe e krizës së shumëfishtë që e përjeton ai.
Është njeriu që i ka fituar 48 mandate dhe s’mundet ta bëjë shumicën. Është njeriu kryesor për krizën politike. E pret me tmerr datën 12 tetor, sepse e di që jo vetëm do ta mundim, por do ta plandosim më zi se ç’ia kemi bërë para 4 vjetëve.
Tmerrohet nga fakti që do t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët. Këto janë frikëra që shfaqen në nëndijen e tij”, ka thënë Krasniqi.