Krasniqi parashikon rikthimin e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që së shpejti të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, vëmendja tashmë është zhvendosur te hapat e ardhshëm: konstituimi i legjislativit dhe votimi i Qeverisë së re.

Në prag të këtyre zhvillimeve, Albert Krasniqi nga organizata “Demokracia Plus” ka komentuar skenaret e mundshme paszgjedhore.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Krasniqi u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për postin e Kryetares së Kuvendit.

“Besoj se do të jetë Albulena Haxhiu. Absolutisht se nëse e qet dhe e propozon për kryetare të Kuvendit e me shumë gjasë do t’i ketë edhe votat për ta votuar, është edhe fitore morale mbi opozitën dhe një triumf simbolik”, deklaroi Krasniqi në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button