KRU “Prishtina”: Fushë Kosova do të jetë për një orë pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Fushë Kosova do të jetë për një orë pa furnizim me ujë.

KRU “Prishtina” tha se mungesa e ujit për një orë është si shkak i një rrjedhjeje në gypin me diametër 400 milimetër.

“Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm qe furnizon qytetin e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kjo kompani tutje u shpreh se shpreson që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që të rikthehe furnizimi me ujë në Fushë Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button