Lajme

Kërkohej për vjedhje të rëndë, 27-vjeçari ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një 27-vjeçar me inicialet L.M është ekstraduar të mërkurën nga Gjermania për në Kosovë.

Policia bën me dije se pranim-dorëzimi i të dyshuarit është bërë mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës,

“I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit”.

“Operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale”, njofton policia

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button