
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se një grup kryetarësh të komunave kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë në muajin shtator.
Sipas Ramës, kryetarët janë të bashkuar në kundërshtimin e qasjes së Qeverisë ndaj pushtetit lokal, të cilën ai e konsideron diskriminuese dhe politike.
Rama pretendon se komunat që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje po përballen me pengesa në sigurimin e mjeteve dhe realizimin e projekteve.
Ai ka deklaruar se që nga viti 2022, komunave u janë marrë mbi 344 milionë euro për obligime që, sipas tij, nuk janë krijuar nga vetë komunat.
Po bllokohen mjete dhe po pengohen investime që u takojnë qytetarëve”, ka thënë Rama, duke shtuar se përmes presionit financiar dhe politik po tentohet të ndikohet në pushtetin lokal.Sipas tij, pasojat e një qasjeje të tillë nuk i bartin vetëm kryetarët e komunave, por qytetarët, të cilët mund të mbesin pa investime në rrugë, shkolla, çerdhe dhe shërbime të tjera publike.Rama ka kritikuar gjithashtu ndarjen e komunave sipas përkatësisë politike, duke thënë se fondet publike nuk duhet të shpërndahen në bazë të rezultateve zgjedhore.“Komunat nuk janë të kryetarëve. Komunat janë të qytetarëve”, ka theksuar ai.
Kryetari i Prishtinës ka paralajmëruar se kryetarët e komunave do të dalin në protestë para Qeverisë gjatë shtatorit, për të kundërshtuar atë që e cilësojnë si ndërhyrje dhe presion ndaj pushtetit lokal.



