EkonomiLajme

Kryetari i LBK-së takon ambasadorin e Turqisë, flasin për mundësin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi

Kryetari i Lidhjes Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, më bashkëpunëtor vizituan Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve dhe mundësive për rritjen e shkembimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Turkisë.

Ky takim midis Kryetarit të Lidhjes Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj dhe Ambasadorit të Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit biznesor dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare është thelbësor për të avancuar marrëdhëniet ekonomike.

Vlerësimi i investimeve turke në Kosovë dhe përkushtimi për të rritur eksportet drejt Turqisë tregojnë një perspektivë pozitive për të ardhmen e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Turqisë në të ardhmen.

Kryetari Dreshaj dhe Ambasadori Angili u zotuan për një bashkëpunim të qëndrueshëm për avancimin e ekonomisë vendore, duke parë Kosovën si një vend me potencial të madh dhe strategjik.

z. Sabri Tunç Angılı së bashku më z. Dreshaj u dakorduan që të përforcojnë sa më shumë bashkëpunimin ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, projekteve të përbashkëta, forumeve, duke ndihmuar ndërmarrësit në krijimin e marrëdhënieve afariste ne mes të dy vendeve.

Pjesë e delegacionit të Lidhjes Bizneseve të Kosovës ishin, z. Hashim Deshishku-Nënkryetar dhe anëtaret z. Shkelzen Fekaj dhe z. Bekim Dautaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button