Ballina

Presidentja Osmani kujton heroin Agim Ramadani në 26-vjetorin e rënies

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kujtoi heroin Agim Ramadani në 26- vjetorin e rënies.

Ajo tha se sot në përvjetorin e vrasjes së heroit Agim Ramadani, nderojmë kujtimin e një krijuesi dhe luftëtari të palodhur, i cili dha gjithçka për lirinë e Kosovës.

“ Agimi nuk ishte vetëm i penës, por një simbol i sakrificës, angazhimit dhe guximit të papërkulur. Si poet dhe luftëtar, ai na la një trashëgimi të paharruar, duke i dhënë zë luftës për liri dhe dinjitet.

Veprat e tij do të jetojnë gjithmonë, si një dëshmi e forcës që lindi nga bashkëdyzimi i shpirtit artistik me atë luftarak dhe lufta për një të ardhme më të mirë. Përherë i paharruar, Agim Ramadani, ti ishe dhe do të mbetesh hero i kombit tonë”, u shpreh presidentja Osmani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button