
Kryeministri në detyrë Albin Kurti akuzoi deputetët e partive të tjera për bojkotimin e votimit drejt konstitumit të Kuvendit të Kosovës.
“ Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë, duke mos votuar nuk e di pse vijnë. Për bindjen time ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikiasht shkelje e Kushtetutës|”, tha Kurti.
Ai deklaratën e bëri pas pyetjeve të gazetarëve në përfundim të vënies së gurthemlit të QKMF-së në Shtime.