NdërkombëtareLajme

Ushtria izraelite thotë se dhjetëra objektiva ushtarake u sulmuan në të gjithë Iranin

Ushtria izraelite po vazhdon të sulmojë Iranin pas bombave amerikane që goditën tre lokacione bërthamore.

Forca ajrore e vendit thotë se më herët sot 30 avionë luftarakë “sulmuan dhjetëra objektiva ushtarake në të gjithë Iranin, duke përdorur më shumë se 60 municione”.

I pari në valën e sulmeve shënjestroi një “seli të raketave strategjike në rajonin e Yazdit”, thonë ata, përpara se të shtojnë se “lokacionet ushtarake” u sulmuan në Isfahan, Bushehr dhe Ahvaz.

Si kujtesë, sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, thotë se ShBA-ja “shkatërroi programin bërthamor iranian” në sulmet e kryera gjatë natës në tre lokacione – Fordo, Natanz dhe Isfahan, shkruan BBC transmeton TandemPress.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button