Kurti fton në takim liderët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar, për të diskutuar në lidhje me konstiuimin e institucioneve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
“Po, sot në mëngjes Kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim tre kryetarëve, të PDK, LDK dhe AAK”- tha zëdhënësi i LVV-së Arlind Manxhuka.
Para se të certifikohet rezultati zgjedhor, kryeministri në detyrë Albin Kurti në vazhdimësi ishte përgjigjur se do të presin së pari certifikimin e pastaj do të diskutojnë për çështjen e Presidentit.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar, për të diskutuar në lidhje me konstiuimin e institucioneve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit.“Po, sot në mëngjes Kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim tre kryetarëve, të PDK, LDK dhe AAK”, thazëdhënësi i LVV-së Arlind Manxhuka.
Para se të certifikohet rezultati zgjedhor, kryeministri në detyrë Albin Kurti në vazhdimësi ishte përgjigjur se do të presin së pari certifikimin e pastaj do të diskutojnë për çështjen e Presidentit.Një ditë më parë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke mos dhënë datë specifike, ka deklaruar se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve.
“Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”, ka shkruar ajo në Facebook më 08.07.2026.
Haxhiu ka shtuar se besimi i dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit është një përgjegjësi e madhe.
“Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë” ka shkruar ajo.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar se menjëherë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të filloj me komunikime për të konstituuar institucionet.“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve. Certifikimi i rezultateve duhet të presë për trajtimin e ankesave dhe më pastaj pa humbur kohë do t’i kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, u ka thënë shkurtimisht Kurti mediave më 01.07.2026.
“Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e konstituimit të institucioneve. Sa më shpejt aq më mirë. Natyrisht, ju e dini, që për çështjen e presidentit, ne nuk mund ta bëjmë vetë këtë… Në këto rrethana neve na duhet bashkëpunim dhe do të mundohemi që të bashkëpunojmë me opozitën për çështjen e presidentit. Shpresoj që kësaj radhe të ndryshoj qasja e opozitës. Nuk kanë munguar ofertat nga ana jonë as në të kaluarën. Duhet të përfundoj sjellja refuzuese e opozitës”, kishte thënë Kurti më 16.06.2026, derisa ende nuk kishte përfunduar procesi i numërimit të votave.Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në emisionin Rubikon më 02.07.2026 ka thënë se nuk kërkojnë e as ofrojnë përkrahje politike pa kushte”.
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte edhe bartëse e listës së kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit ka folur për tri parime të kësaj partie për bashkëpunim të mundshëm me partitë e tjera në aspektin e formimit të institucioneve të reja.“Në qoftë se mund të japim kontribut në krijimin e institucioneve, përderisa i mbrojmë parimet e demokracisë, parimin e kontrollit dhe balancit demokratik të institucioneve tona – qysh edhe e kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës – mbrojtjen e orientimit euroatlantik të Republikës së Kosovës dhe dhënien e një agjende zhvillimore për Republikën e Kosovës, atëherë ne e japim atë kontribut. Jo me Listën Serbe, por me shqiptarë.”, ka deklaruar Osmani në emisionin Debat Plus.



