Kurti jep detaje për projektin 37 milionësh që do të përfitojnë shumica e komunave të Kosovës

Bashkë me ministrat Fitore Pacolli-Dalipi dhe Andin Hoti prezantuam projektin e Banimit Social Adekuat, një investim i rëndësishëm për dinjitetin e familjeve, si dhe për barazinë e sigurinë sociale. Kështu ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti.

Sipas tij, vlera e gjithmbarshme e projektit është rreth 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna, të cilat janë partnere të rëndësishme në zbatim, sepse nëpërmjet tyre kalojnë edhe procedurat e prokurimit, por edhe përzgjedhja e familjeve përfituese për 773 njësi banimi.

Me këtë investim, po bëjmë një hap të rëndësishëm në një prej fushave të cilën, si Qeveri e Republikës së Kosovës, e kemi vendosur në qendër të punës sonë: përmirësimin e mirëqenies së familjeve dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë

Krahas këtij projekti, po zhvillohet e po avancon ai i Banimit të Përballueshëm dhe Social, i cili aktualisht është në fazën e zbatimit në këto komuna: në Pejë, Istog, Podujevë dhe Gjilan

E drejta për jetë, e drejta për banim, barazia mbi të gjitha, jo vetëm si synim i përbashkët, por edhe si pikënisje pa dyshim mbeten vlerat nga të cilat nisim e shkojmë, me të vetmin qëllim, që shteti të jetë për krejt sepse krejt jemi të këtij shteti.

Artikuj të tjerë

Back to top button