
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se nuk është e vërtetë që i ka quajtur krejt partitë opozitare “hajvanë” dhe “çfarë hajvanash”, duke thënë se e kishte fjalën për premtimet e partive të tjera.
Në një intervistë të rrallë televizive për Kanal10, Kurti e ka pranuar se është dashur të përdorë fjalë tjetër, teksa ka thënë se kuptimi i qëndrimit të tij ishte rreth “lajthitjes me premtime”
“Nuk është e vërtetë që e kam quajtur gjithë opozitën ashtu. Ajo çfarë kam thënë unë ka qenë në raport me premtimet lajthitëse të cilat janë në rastin më të mirë iracionale. Ato kishin të bëjnë me buxhetin e shtetit”, ka thënë Kurti.
“Premtonin se do të jeni më shumë se bruto produkti vendor, ose në anën tjetër thoshin se do t’i rrisin pagat 50 për qind e pensionet 70 për qind, ose thoshin se paga minimale do të jetë më e madhe sesa 50 për qindëshi i pagës mesatare në Kosovë, Pra iracionaliteti lajthitës i premtimeve ka bërë që unë të them ashtu siç thash, që ndoshta është dashur të gjejnë ndonjë fjalë tjetër, por që bëhet fjalë për lajthitje”, ka thënë Kurti.



