Kurti nis valën e emërimeve në 19 ministri: Kush janë zëvendësministrat deri tani?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur emërimet e para të zëvendësministrave në disa nga 19 ministritë e kabinetit të ri qeveritar.
Menjëherë pas marrjes së mandatit për herë të tretë, Kurti e riemëroi Daulina Osmani zëvendësministre të Sportit dhe Rinisë, duke i besuar sërish të njëjtën përgjegjësi.
Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit është emëruar Zef Morina, ndërsa Kreshnik Ahmeti do të vazhdojë të mbajë postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Një tjetër emërim është ai i Avni Zogiani, i cili do të shërbejë si zëvendësministër i parë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha është rikthyer në pozitën e zëvendësministrit, post që e kishte mbajtur edhe në mandatin e kaluar.
Po ashtu, Imri Demelezi është emëruar zëvendësministër i parë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Nora Arapi Krasniqi do të jetë zëvendësministre e parë e Kulturës dhe Turizmit.
Në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni, ish-shefi i kabinetit të Albulena Haxhiu, do të shërbejë si zëvendësministër i ministres Donika Gërvalla.
Emërimet në ministritë e tjera pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në mandatin e ri, Kurti ka rritur numrin e ministrive në 19, krahasuar me 12 sa ishin në përbërjen e mëparshme të Qeverisë.
Më poshtë, gjeni emrat e ministrave:
Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka
– Ministër i Financave – Hekuran Murati
– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera te Luftes Çlirimtare – Andin Hoti
– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu
– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Ceku
– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari
– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri



