Kurti: Nisma është subjet i vogël e i pafuqishëm

Kryetari i Levizjes Vetëvendosje ka qëndruar dje në Malishevë ku u takua me qytetarët atje, të cilët kanë vendosur ta përkrahin kandidatin e kësaj partie për kryetar komune, Valon Hoti.
Kurti teksa shprehu para turmës bindjen që kandidati i tyre do të jetë shumë shpejt në krye të Malishevës, adresoi kritika për pushtetin e deri tanishëm në këtë komunë.
Ai te cilësoi Nismën si parti të pafuqishme, e cila ka keqpërdorur e keqmenaxhuar në Malishevë.
“Komuna e Malishevës ka humbur shumë kohë duke u qeverisur nga një subjekt politik i vogël dhe i pafuqishëm, i cili ishte edhe i dobët në menaxhim edhe keqpërdurues në investim, prandaj edhe s’kemi se si ta përkrahim nga Republika e Kosovës”, tha ai.
Kujtojmë se që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, pas publikimit të rezultateve, ka pasur raportime e takime për bashkëqeverisje mes LVV e NISMA-s.



