Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me presidenten e re, Justina Shiroka Pula.

Pas takimit, Kurti ka thënë se kishte një mikëpritje të përzemërt dhe zotim të përbashkët për punë të mëdha në interesin publik dhe shtetëror.

Ai ka thënë se e ka falenderuar Shiroka Pulën për kandidaturën e saj, duke thënë se do të bashkërendojnë angazhimet për sfidat që e presin Kosovën.

“Republika e Kosovës më në fund, pas më shumë se 1 viti e gjysmë ka institucione plotësisht funksionale dhe më nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara. Dhe, unë hasa në mirëkuptimin dhe gatishmërinë, interesin dhe vullnetin që të angazhohemi bashkërsisht  për të gjitha gjërat në çdo aspekt”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se duhet veprime të menjëherëshme për siç ka thënë, sukseset që e presin Kosovën.

“Të jemi të shpejt në sukseset që na presin, në fitoret në të ardhmen, që janë njëkohësisht edhe shpresë e pritje edhe e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Kurti, duke mos pranuar pyetje të gazetarëve.

Artikuj të tjerë

Back to top button