BallinaLajmeZgjedhjet 2025
Ekskluzive: Këta janë drejtorët e rinj që do të emërohen në komunën e Prishtinës

Pas prishjes së koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Prishtinës do të ketë emërime të reja në disa drejtori në Drejtorin e Kulturës do të emërohet zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ndërsa në Drejtorin e Sportit pritet të emërohet ish-basketbollisti Bardh Krasniqi shkruan TandemPress.
Burime brenda LDK-së, bëjnë të ditur që edhe në Drejtorin e Bujqësisë do të emërohet Donat Lushaku.
Këto emërime do të bëhen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama shkarkoi drejtorët e PDK-së.
Pas shkarkimit të tyre kryetari i PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili dorëzoi edhe prishjen e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së./TandemPress/