LajmeBallinaZgjedhjet 2025
Abdixhiku pret në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë, biseduan për zhvillimet e fundit në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren jorezidente Të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, ku kanë diskutuar rreth zhvillimeve ne vend.
“Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve aktuale në vend, si dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike rreth këtyre zhvillimeve”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Bëhet e ditur se Abdixhiku dhe Blitt kanë vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve duke u përkushtuar në zgjerimin dhe duke thelluar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Kanadasë.