Lajme

Kusari-Lila: Pa udhëzime shtesë nga Gjykata, mbeten vetëm zgjedhjet e parakohshme

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk pret konstituim të Kuvendit as nga seanca e 43-të.

Ajo ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka ndaluar votimin e fshehtë, ndërsa deputetët po e shkelin Kushtetutën me mosvotim.

Ajo ka sugjeruar që Gjykata të japë sqarime shtesë për vendimin e saj, ose Kuvendi të mblidhet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Krejt çka pritet prej nesh si deputetë është votimi. Votimi është obligim kushtetues, jo zgjedhje.

Gjykata nuk ka evidentuar ndonjë shkelje, ajo ka sqaruar procedurën për konstituimin e Kuvendit dhe ka theksuar se asnjë formë e votimit nuk është e përjashtuar. Nëse përfaqësuesit e partive opozitare nuk pajtohen me votimin e fshehtë, le ta rrëzojnë komisionin.

Le të vijë Gjykata me udhëzime apo sqarime shtesë, ose partitë politike të dakordohen që Kuvendi të mblidhet dhe të shpërndahet, për të shkuar në zgjedhje.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button