Kuzhina e “7 vëllezërit” ofron ushqim falas për familjet e prekura nga vërshimet në Lipjan

Lokali i njohur me kuzhinën moderne “7 vëllëzërit”, ka njoftuar se në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, të gjitha familjet e prekura nga vërshimet në Lipjan, janë të mirëpritura të vijnë dhe të ushqehen falas në kuzhinën e tyre në këtë qytet.
Jemi pranë jush në këto momente të vështira, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë të Komunës së Lipjanit,
Pas vërshimeve të fundit në komunën tonë, disa familje janë përballur me vështirësi serioze dhe dëme në shtëpitë e tyre.
Në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, ju njoftojmë se të gjitha familjet e prekura nga këto reshje janë të mirëpritura të vijnë dhe të ushqehen falas në kuzhinën tonë në Lipjan.
Jemi pranë jush në këto momente të vështira



