
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat më të theksuara do të jenë në Rrafshin e Kosovës.
Ka mundësi për reshje të izoluara, kryesisht deri në pjesën e parë të ditës, veçanërisht në zonat malore, ku reshjet do të jenë në formë bore.
Gjatë ditës, vranësirat pritet të tërhiqen gradualisht nga i gjithë territori i vendit.



