Ky është polici që dyshohet se goditi për vdekje një këmbësor në Prizren

Një zyrtar policor dyshohet se ka goditur për vdekje një këmbësor në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren të premten pasdite.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari është Isë Gashi.
I njëjti, sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin, ku mbeti i vdekur një 80-vjeçar.
Vërejtje:
Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.



