LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Asnjë parti nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Ajo i ftoi për nesër në ora 9 përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rreth krizës politike.

Por, pas refuzimit që menjëherë ia bën PDK-ja dhe Aleanca, tashmë edhe LDK-ja i është përgjigjur negativisht.Lajmin e ka konfirmuar në një deklaratë për televizionin Dukagjini, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku.

Artikuj të tjerë

Back to top button