Ballina

Reprizë 12 herë, seanca dështon edhe sot si para 48 orëve

Kuvendi edhe sot shënoi reprizë të episodave paraprak. 

As në seancën e sotme, me 113 deputetë nuk është arritur të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit.

Edhe në seancën e sotme kryesuesi, Avni Dehari ka propozuar për votim të fshehtë.

Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

Kryesuesi Dehari ka kërkuar nga partitë të propozojnë kandidatët për anëtarë të komisionit votues për votim të fshehtë.

PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. Njëjtë, ka vepruar edhe Lista Serbe, e cila edhe më herët doli kundër. Kandidat nuk ka prezantuar as AAK-ja.

56 vota ishin për, një kundër e asnjë abstenim

Seanca e ardhshme është caktuar më 9 maj, nga ora 10:00.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button