
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka sqaruar deklaratën e saj të para disa javësh në lidhje me fëmijët dhe prindërit.
Ajo është shprehur se është keqkuptuar, sikur ka thënë që preferon që martesat të jenë për hir të fëmijëve.
Leonora tha se qëllimi i saj ka qenë që të jap mesazhin se prindërit duhet të bëjnë kompromis për fëmijët e tyre.
“Shumë kanë menduar se unë preferoj martesat të jenë të domosdoshme për hir të fmijëve”.
“Unë kam dashur të them që për hir të fëmijës duhet domosdoshmërisht të gjendet një kompromis”, ka thënë ajo.



