Manovra të rrezikshme gjatë vozitjes dhe publikimi i pamjeve ne rrjete sociale, Policia merr masa ndaj shoferit në Rahovec

Policia e Kosovës ka gjobitur një drejtues automjeti pasi pamjet ku ai shihej duke kryer manovra të rrezikshme në komunikacion u publikuan në rrjete sociale.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit, ku drejtuesi i një kombi kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Pas analizimit të pamjeve, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka identifikuar drejtuesin dhe më 21 gusht ka ndërmarrë masat ligjore ndaj tij.

Atij i është shqiptuar një gjobë prej 100 eurosh dhe një pikë negative.

Nderkaq Policia e Kosovës ka bërë thirrje që vozitësit ti respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

Artikuj të tjerë

Back to top button