Marrëveshja e Xhafes Tahirit me VV-në, reagon LDK-ja: S’ka autorizimin tonë, do të marrim masa

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj marrëveshjes së Xhafer Tahirit me Vetëvendosjen për balotazhin në Vushtrri.

LDK njofton se kjo marrëveshje është bërë pa autorizimin e kryesisë dhe si e tillë do të ndëshkohet. 

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton anëtarësinë e vet dhe publikun e gjërë se nuk ka autorizuar dhe nuk autorizon asnjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat statutare të partisë.Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës.LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse.
Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera” thuhet në njoftimin e LDK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button