Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të një gypi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një gyp i ujit në Fushë Kosovë.

Si pasojë e kësaj, një pjesë e zonës në rrugën “Nëna Tereza” në drejtim të stacionit hekurudhor ka mbetur pa ujë, shkruan TandemPress.

Ujësjellësi i kryeqytetit ka bërë me dije se ekipet teknike të saj ndodhen në teren dhe po punojnë për ta sanuar problemin.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë konsumatorëve të prekur nga kjo ndërprerje e përkohshme”, thuhet në njoftim.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button