Mbi 100 të ndaluar, njëri e pranoi hajninë e votave në këmbim të ryshfetit: Krejt çka tha kryeprokurori i Prizrenit në konferencë

Më shumë se 100 persona u ndaluan ditën e sotme, si të dyshuar për dallavere me vota.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, deklaroi se keqpërdorimi shkon deri në 60 mijë vota.
“Ditë më parë kemi paralajmëruar sse manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohet. Secili prej atyre që ka guxuar të fusë duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Dua ta bëj të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votive te subjekteve politike më 28 dhjetor, por bëhet fjalë për manipulime Brenda llojit, aty ku katër subjektet e mëdha politike, kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të policisë dhe prokurorisë mund të manipulojnë dhe mund t’ia dalin pa të keqe. Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzhë tolerance. Këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindar, por për mijëra vota të manipuluara dhe falsifikuara”, tha Kryeziu.
Ai bëri të ditur se vetëm një klasë ka qenë pa vota të prekura, duke shtuar se një prej të arrestuarëve, e ka pranuar se kanë bërë dallavere në këmbim të ryshfetit.
“Pra po flasim për komunën e Prizrenit, që janë shtuar 40 mijë e 497 vota dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota. Kushdo që guxon t’i futë duar në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohen me forcën e ligjit, sic po ballafaqohen një pjesë e madhe sot. Katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda, janë marrë me procese dhe kanë dalë në stacione policore dhe kanë lëshuar 109 urdhër për ndalime , Sot kemi pasë situate ku kemi pasë edhe dëshmitarë, edhe si kanë ardhë presionet dhe kush ka dhënë e ka marrë ryshfet”, tha Kryeziu.
Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Krimeve ekonomike, Luan Ibrahimi, ka paralajmëruar arrestime të tjera në vazhdën e këtij aksioni për arrestim të të dyshuarve për vjedhje të votive.
“Në përkrahje të vazhdueshme të Prokurorisë Themelore, ne kemi arritur të arrestojmë dhe të intervistojmë një numër jashtëzakonisht të madh, që mund të konsiderohet një prej operacioneve më të mëdha që ka realizuar ndonjëherë Policia, pra 109 persona. Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera, kjo është gjendja deri tani, nuk kemi dicka tjetër me shtu” – ka thënë ai.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, është pyetur nëse do të intervistohen edhe kandidatët për deputetë për të cilët janë dëmtuar nga keqpërdorimi i votive.
“Prokuroria udhëheqet gjithmonë me prova. Deri në këtë fazë po veprojmë ndaj atyre që drejtpërdrejt kanë keqpërdorur votën. Ata kanë vendosur nënshkrimet e tyre. Deri në këtë fazë nuk kemi ndonjë informacion që involvon ndonjë kandidat drejtpërdrejt në ndërhyrje, mirëpo unë besoj që edhe kandidatët do të dëgjohen në Prokurori. Ne kemi dëgjuar edhe deklaratat e tyre që ata nihen edhe të dëmtuar.Prokuroria do t’ua ofrojë edhe këtë mundësi që të japin dëshmi edhe në cilësinë e të dëmtuarve. Përndryshe, do të bëjmë përpjekje maksimale të sigurojmë për secilin prova dhe do të jemi të pakompromis ndaj kujtdo që ka prova” – tha Kryeziu.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka dhënë detaje për operacionit e sotëm ndaj atyre që e kanë prekur votën e kandidatëve për deputet.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se deri me tani janë lëshuar 109 vendime për ndalim.
“Sot 4 prokurorët e departamentit të krimeve të rënda janë marrë me procese dhe kanë dal edhe neper stacione policore. Dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim. Pra, deri në momentin që po flasin i kemi 109 të ndalur për vepra penale të falsifikimit të rezultateve zgjedhore, për presion e kanosje e për dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë Kryeziu.



